MENU
klinika

"Pale të shkosh tek shtëpia e kryeministrit"

Ironizon Këlliçi: Mendoni çfarë mund të gjejë pastruesja në shtëpinë e Erion Veliajt

10.01.2023 - 10:21

Kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi ka komentuar skandalin e bujshëm të vjedhjes së 500 mijë eurove nga shtëpia e Alda Klosit. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Këlliçi ka ironizuar këtë situatë duke vënë në pikëpyetje sesa mund të jetë shuma e parave në shtëpinë e Erion Veliajt ose kryeministrit Rama.

“Është një lajm i trisht kur mendon që, mjafton vetëm një pastruese të një prej shtëpijave të një zyrtari të një ministri për të kuptuar se në çfarë është niveli i korrupsionit të kësaj qeverije. Po flasim për shefen e kabinetit të Arben Ahnetajt, kampionit të korrupsionit, e sigurisht që kjo lidhet me aferën e inceneratorëve. A e mendoni se çfarë mund të gjejë pastruesja në shtëpinë e Erion Veliajt? Pale të shkosh tek shtëpia e kryeministrit, kushedi çfarë ndodh ti rrëmosh në shtëpi” u shpreh Këlliçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘Mobilizohuni për protestën e 12 nëntorit’

Berisha thërret në takim 7 kandidatët e primareve për Tiranën