Prej disa ditësh, flitet se opozita e drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta pritet të zhvillojë një protestë kombëtare pas skandalit të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.
Për këtë protestë ka folur ditën e sotme edhe ish-deputeti Myslim Murrizi, i cili tha se qytetarët janë të painteresuar rreth politikës.
Ai deklaroi se shqiptarët janë më shumë të interesuar për Luiz Ejllin në “Big Brother VIP” se për protestën.
“Është një e drejtë kushtetuese e opozitës. Është e drejtë e çdo opozite, është e drejtë akoma më e madhe e qytetarëve që mos interesoheshin … se qytetarët e kanë hallin a do marrrë para Luizi në “Big Brother” apo jo, këtë hall kanë”, u shpreh ai.
Gjatë intervistës me Thimi Samarxhiun, ish-deputeti tha se vetëm Luizi mund t’i nxjerrë qytetarët në protestë, ndaj bëri thirrje për këtë të fundit që të dalë të protestojë kundër Qeverisë.
“Vetëm Luizi mund t’i nxjerrë. Ftojmë Luizin të dalë në protestë se nuk ka qytetari të dalë. Vetëm Luizi mund ta rrëzojë Ramën”, theksoi ai më tone ironike.
Murrizi nënvizoi se nëse kryeministri Edi Rama nuk ikën me protestë, atëherë opozita do ta mposhtë me zgjedhje.