MENU
klinika

"Në dosje ka skandale të jashtëzakonshme"

“Ish-agjenti i FBI mik i Ramës”, gazetari Hoxha zbulon si bashkëpunuan kundër Bashës

24.01.2023 - 14:07

Gazetari Poli Hoxha ka dhënë detaje të forta në lidhje me arrestimin e ish-zyrtari të lartë të FBI, Charles McGonigal, për shkak të bashkëpunimit dhe parave të marra nga një oligark rus.

Në një intervistë televizive, ai tha se disponon dosjen e plotë të ish-zyrtarit ndërsa zbuloi dhe lidhjen që ka pasur me kryeministrin Edi Rama.

Hoxha theksoi se ky i fundit ka darkuar me McGonigal, të cilin e ka paguar për të hapur një hetim ndaj ish-kreu të PD-së Lulzim Basha.

Gazetari thotë se ish-zyrtari i FBI-së ka ardhur disa herë në Shqipëri dhe arsyeja ka qenë në lidhje me Lulzim Bashën, për të cilin para disa kohësh u përhap lajmi se nuk mund të shkonte në SHBA pasi kishte një çështje të hapur me FBI-në.

“Rama ka qenë në dijeni me arrestimin e bujshëm që është kthyer në kryelajm në të gjithë mediat e SHBA. Ish agjenti i FBI-së u arrestua në mënyrë flagrante. Kjo çështje ka dy akuza atje njëra është për një oligark rus dhe një hetim tjetër që është në Uashington që është komplet për Shqipërinë.

Unë kam në dorë të gjithë dosjen dhe do ta publikojë pas pak. Kam dosjen e të gjithë shefit të arrestuar. Aty ka skandale të jashtëzakonshme. Janë marrë 225 mijë dollarë tre herë. Një person që ka ngrënë drekë më kryeministrin dhe një me ish-shefin e FBI-së ka ardhur disa herë në vendin tonë. E gjitha kjo është bërë për të nxitur një hetim kundra opozitës shqiptare. Është paguar zyrtari i FBI që të goditet Lulzim Basha, në atë kohë kryetari i PD-së.

Kjo është bërë për të krijuar një dosje për një nga kompanitë që Basha kishte kontratë lobimi. E gjitha kjo është bërë për t’u përdorur kundra Bashës. Kemi dëgjuar që Basha nuk shkon në SHBA për shkak të FBI-së. E gjitha kjo paska qenë një lojë e paguar”- theksoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN