Charles McGonigal, ish-drejtor i Kundërzbulimit të FBI, është vënë në qendër të mediave amerikane dhe prej dje në ato shqiptare. McGonigal njihet si mik i kryeministrit Edi Rama dhe për akuzat ndaj tij në SHBA përfshihet dhe Shqipëria.
Mirëpo, ish-zyrtari i lartë amerikan në Shqipëri është nderuar dhe si “Qytetar Nderi”. Më 23 shtator 2021, ish-drejtori i FBI është nderuar nga Bashkia e Tropojës dhe kryebashkiaku socialist Rexh Byberi. I pranishëm është dhe shqiptaro-amerikan Agron Nezaj, gjithashtu i përfshirë në hetim.
“Sot ne Tirane isha i privilegjuar veçanerisht ti dorezoj medaljen e akorduar “Mirenjohja e Tropojes” z.Charles McGonigal,nje ish personalitet i rendesishem me graden SAC i Agjensise me te fuqishme investigative ne glob FBI.