MENU
klinika

Lojtarë nga vetëm 2 skuadra

Ja cili është formacioni më i shtrenjtë i Superiores në startin e 2023!

03.01.2023 - 13:23

Tirana dhe Partizani janë shfaqur si skuadrat dominuese në kampionatin shqiptar në pjesën e parë të sezonit dhe duket se mes këtyre dy ekipeve do të jetë edhe diskutimi sa i përket titullit kampion. Kjo në fakt mund të mos duket shumë e çuditshme duke llogaritur se këto ekipe kanë thuajse të gjithë lojtarët më të vlefshëm të Superiores në radhët e tyre.

Në fakt, rezulton se në formacionin ideal të kampionatit shqiptar sa i përket vlerës së kartonit të futbollistëve, të 11 lojtarët janë pjesë e dy ekipeve kryeqytetase. Sipas faqes së specializuar “Transfermarkt”, ekipi ideal do të kishte rreshtimin 1-4-2-3-1 dhe do të kishte vlerën në total 4.375.000 euro.

Partizani është skuadra më e përfaqësuar në këtë rreshtim me 6 lojtarë: Bitri, Hadroj, Matondo, Rrapaj, Da Silva dhe Skuka. Ndërsa Tirana plotëson 11-shen me Bekajn, Ismajlgecin, Behiratçen, Hasanin dhe Xhixhën. Pikërisht Xhixha është lojtari më i vlefshëm i kampionatit shqiptar me kartonin e tij që vlerësohet 550 mijë euro, i ndjekur nga Skuka me 500 mijë euro.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”