Viti 2023 është mbyllur duke lënë pas një 2022 të mbushur me ngjarje sportive, por edhe me deklarata mjaft interesante të protagonistëve të futbollit. Disa prej tyre janë mbledhur nga faqja “Chiamarsi Bomber” e cila ka përzgjedhur ato më humoristiket.
“Hej mik, kampionët janë kështu. Kampionët bëjnë gjëra të cilat të terët nuk i bëjnë, unë jam si një luan në kafaz. Nëse me lejojnë të luaj, jam një përbindësh, përndryshe zgjedh trajneri” – Aleksis Sançez , janar 2022.
“Mamaja ime më kujton gjithmonë që nuk kam fituar asnjë torfe dhe është e drejtë që e bën. Në çdo familje ka atë më të fortin dhe atë më të dobëtin” – Stefano Pioli, janar 2022.
“Nuk e kisha parë Mesias i cili po gjuante. Mendoj se Rebiç u nis drejt meje me idenë që të më vinte duart në fyt, por mendoj se pastaj e kuptoi si njeri i fushës” – gjyqtari Marko Serra, shkurt 2022.
“Ndjej inat dhe shqetësim pasi na bëjnë të mbaruar dhe të rënë me 93%. Unë mbaj afër atë 7% time të mbijetesës”, drejtori i Salernitanës Valter Sabatini, shkurt 2022.
“Itali-Kore e Jugut hyn padyshim në 3 paraqitjet e mia më të mira në karrierë. Çfarë note i vë vetes? 8,5 të plotë, mendoj se kam bërë vetëm një gabim”- gjyqtari Bajron Moreno, prill 2022.
“A më pëlqen Kristiano Ronaldo? Jo! Ka bërë 807 gola? I heq kapelën. Ka fituar shumë në karrierë? I heq kapelën. A më pëlqen si lojtar? Jo! A e vendos mes më të mëdhenjve në histori? Jo! Ky është mendimi im personal. A gaboj? Amen! Për mua është cilësia, finesa…” – Antonio Kasano, maj 2022.
“Ky aktual është një Juventus virtual. Provoni t’i hiqni Milanit apo Interit 5 lojtarë titullarë” – Masimiliano Alegri, shtator 2022.
“Në futboll shpiken kompeticione të pavlera si Liga e Konferencës që unë e quaj kompeticioni i humbësve” – Igli Tare, tetor 2022.
“Ngjitja në Serinë A me Monzën ishte më emocionuese se 5 Ligat e Kampioneve me Milanin” – Adriano Galiani, dhjetor 2022.
“I driblon të gjithë, edhe gamilet në shkretëtirë. Mesi u shpërndan dashuri të gjithëve nëpërmjet një topi futbolli” – Lele Adani, dhjetor 2022.