Rinovimi i Lionel Mesit me Paris SG-në natyrisht që nuk është pëlqyer shumë nga Kilië Mbape. Ky vendim i klubit, por dhe të tjera ngjarje, ku në mes është argjentinasi, janë kthyer në bezdi për sulmuesin francez, i cili ka nisur të meditojë sërish largimin nga PSG-ja.
Ai nuk e ka harruar për asnjë minutë Realin e Madridit, ndonëse klubi “Los Blancos” sikur e ka ftohur disi interesin për të. Megjithatë, në një të ardhme jo të largët rrugët e tyre mund të kryqëzohen sërish.
Sipas gazetës katalanase “Sport”, Mbape po mendon të trokasë vetë këtë herë në Madrid. Por ai i ka vendosur dy kushte spanjollëve për të firmosur me ta.
Ai dëshiron që Reali të afrojë në skuadër dhe dy miq të tij, Ashraf Hakimi dhe Teo Hernandez.