Superliga shqiptare e futbollit mbylli dje javën e 17-të, me skuadrat që janë fokusuar te ndeshjet pasardhëse. Java e 18-të do zhvillohet në mesjavë, përkatësisht të mërkurë dhe të enjte në orare të ndryshme.
Gjithçka nis të mërkurë në datën 25 janar, teksa në orën 13:00 do luhen dy ndeshje. Bylis pret Vllazninë në Ballsh, teksa Laçi luan në shtëpi me Kastriotin. Të enjte në 13:00 Egnatia luan me Kukësin, në 16:00 Partizani pret Teutën, ndërsa në 19:00 në “Niko Dovana” luhet ndeshja mes Erzenit dhe Tiranës.
Pas 17 ndeshjeve, Superligën e kryeson Tirana me 31 pikë, Partizani ndjek me 30 pikë, ndërsa Vllaznia në vendin e tretë me 28 pikë. Më pas vijnë Egnatia dhe Erzeni me 26 pikë, Laçi me 20 pikë, Kastrioti me 19 pikë, Teuta me 18, Bylis me 17 dhe mbyll klasifikimin Kukësi me 16 pikë.
Superliga, java 18-të:
E mërkurë, 25 janar 2023
13:00
Bylis – Vllaznia
Laçi – Kastrioti
E ennjte, 26 janar 2023
13:00 Egnatia – Kukësi
16:00 Partizani – Teuta
19:00 Erzeni – Tirana