Kampionati i 84-t të Abissnet Superiore rikthehet sot për të luajtur javën e 19-të të saj, me dy sfida interesante. Në orën 13:00, ‘Kukësi Arena’ verilindorët do të presin bardheblutë e Tiranës.
Mikpritësit janë në luftë për të mbijetuar dhe duan me patjetër të dalin nga kriza. Nga ana tjetër, kampionët në fuqi, kanë pasur një vazhdimësi të mirë në rezultatet dhe për këtë arsye ndodhen në vendin e parë, kështu do të provojnë sërish të arrijnë te tre pikët.
Po në këtë orë, në Ballsh do të luhet takimi midis Bylisit dhe Kastriotit. Të dyja skuadrat kanë si qëllim marrjen e tre pikëve, në mënyrë që të largohen për momentin nga zona e ftohtë e mbijetesës. Një javë më pare ballshiotët fituan 1-0 ndaj Vllaznisë në shtëpi, ndërsa krutanët u mundën thellë 4-1 nga Laçi në Kurbin.