05.01.2023 - 16:58
E motra iu arrestua për mashtrim, jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Pogradec, Johan Sterjo.
Viola Sterjo mbante postin e drejtoreshës së Mjedisit në Bashkinë e Tiranës.
Sterjo është arrestuar, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se në periudhën mes muajit mars dhe nëntor të vitit 2020, përmes mashtrimit dyshohet se ka përfituar një shumë të konsiderueshme monetare, me qëllim ndikimin e saj në institucione shtetërore, që qytetarë të ndryshëm të përfitonin fonde monetare nga shteti.