Në vitet e fundit, plusvalencat në futboll kanë degjeneruar, duke falsifikuar dhe fryrë shifra, vetëm e vetëm për të qepur bilancet e plagosura nga humbjet e shumta. Klubet faktikisht, kanë nisur që të shkëmbejnë futbollistë me çmime që nuk rezultojnë imune me vlerën e vërtetë të merkatos së tyre dhe duke krijuar kështu artificialisht një sistem për të sjellë benefite kontabiliteti në bilancet e tyre.
Në veçanti, operacionet që sjellin dyshime më të shumta janë ato që quhen “pasqyrë”. Në këtë rast nuk ka shkëmbim parash mes dy klubeve, por vetëm mes dy futbollistëve.
Dy atletët që kanë ndërruar bluzë, më pas regjistrohen në bilancin e skuadrave të reja me një vlerë të fryrë dhe në këtë mënyrë, klubet në fjalë i shtojnë bilancit të tyre një vlerë trashëgimore ekonomike, më të lartë se ajo që kishin më parë, ndonëse nuk kanë futur asnjë lloj likuiditeti pas kësaj lëvizjeje.
Këto lloj lëvizjesh zakonisht ndodhin mes futbollistëve të skuadrave të të rinjve, ose më saktë mes futbollistëve që nuk janë elitarë.
Po flasim për rezerva, për lojtarë që më shumë sesa për aspektin teknik në fushë përdoren për të shtuar vlerë ekonomike artificiale në bilance.