MENU
klinika

Mësoni si ndahen sfidat në dy ditë!

Kalendari i Superiores/ Skuadrat kthehen në fushë që të premten

07.01.2023 - 13:58

Kategoria Superiore kthehet në fushë përsëri në fundjavën e ardhshme me ndeshjet e javës së 16 të saj. Ndeshje të cilat mund të bëjnë shumë më interesante renditjen në çdo skaj.

Sfidat fillojnë të premten, me dy ndeshje që luhen në orën 13:00, ato Bylis-Kukësi dhe Laçi-Tirana që shohin në fushë ekstremet e klasifikimit. Ndërkohë, në orën 16:00 luhet dueli mes Partinit dhe Vllaznisë, ku do të shihet nëse pushimi ka ndikuar te kryesuesit e Superiores që po tentojnë të bëjnë arratinë e madhe në luftën drejt titullit.

Dy sfidat e tjera luhen të shtunën me duelin Egnatia-Erzeni që zhvillohet në orën 13:00, ndërsa ai mes Teutës dhe Kastriotit në orën 16:00.

KALENDARI
TË PREMTEN
BYLIS-KUKËSI 13:00
LAÇI-TIRANA 13:00
PARTIZANI-VLLAZNIA 16:00

TË SHTUNËN
EGNATIA-ERZENI 13:00
TEUTA-KASTRIOTI 16:00