MENU
klinika

Nga Ylli Pata

Pse qëllimi nuk ishte të pyetej Edi Rama por të sfumohej lajmi më i madh i ditës

26.01.2023 - 15:08

Bllokimi i foltores dhe ndalimi i punës së Kuvendit tashmë është një model shabllon i veprimit të asaj që e quan veten opozitë, por që faktikisht është një pjesë e frustruar e grupeve të interesit të opozitës. Bëhet fjalë për Sali Berishën dhe Foltoren e tij.

Tani për ta qartësuar situatën më shumë; nëse Foltorja do të donte që të krijonte një impakt publik mbi sulmin ndaj Edi Ramës, lidhur me rastin e ish-zyrtarit të FBI-së, rrugët e veprimit ishin të shumta.

Mund të mbahej një konferencë për shtyp një ditë sapo çështja doli në media, e të bënin publike kërkesat mbi një interpelancë apo seancë pyetjesh mbi Edi Ramën.
Madje mund ta kërkonin me procedurë të shpejtuar, duke aktivizuar menjëherë veprimet konkrete. Natyrisht duke e monitoruar procesin e njoftuar publikun në rast vonesash apo pengimi të procedurave parlamentare. Sipas rregullores së Kuvendit, mund të prisnin interpelancën, mund të përgatiten, e natyrisht nëse janë përgatitur sa më mirë, do të mxjerrin atë dobi politike që duan.

Natyrisht që interpelanca nuk mund të thirret menjëherë, ka kohët e saja, por kjo politikisht i ndihmon më shumë, pasi deri në interpelancë mund të mbajë në opinion çështjen me konferenca, intervista apo edhe inteaktivitet në rrjetet sociale.

Por duket se zhurma nuk kishte lidhje me ngjarjen, nuk kishte synim të sulmonte Ramën, por kishte një efekt Big Brother, për të sfumuar thirrjen në SPAK të Shkëlzen Berishës. Po kjo ndodh vetëm për titrat apo trasmetimin live, pasi çdo fakt e çdo e vërtetë nuk mund të fshihet dot. Sot, më 26 janar 2023, ka ndodhur zhvillimi më i rëndësishëm që prej vitit 2008. Pasi është thirrur në Prokurorinë Speciale kundër Krimit dhe Korrupsionit për çështjen e Gërdecit, Shkëlzen Berisha, për të cilin janë shkuar artikuj pa fund, libra e deri film në Hollywood, por që asnjëherë nuk është thirrur nga prokuroria shqiptare.

Natyrisht që panelet nuk do ta trajtojnë, pasi kanë anonçuar se do të merren me çështjen “McGonigal”. Gjithsesi fakti i thyerjes së akullit nga SPAK në lidhje me Gërdecin është lajmi më i rëndësishëm sot në Tiranë. Që natyrisht do të ketë garniturë edhe rrumijën e të atit në Kivend, si dhe përjashtimin e tij, por natyrisht edhe zhvillimet me çështjen “McGonigal”. Por fakti i thirrjes së djalit të Sali Berishës në SPAK, nuk mund të mbulohet qoftë nga “mungesa e informacionit” të investigativëve të paneleve…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Debatet brenda grupit parlamentar

Berisha mbeti jashtë, çfarë po ndodh në PD?

"Forcohet edhe më shumë pasaporta jonë në botë"

Shqipëria hap ambasadat në këto tre shtete

Adrian Civici: Si na mbron nga rreziqet e mashtrimet

Përse na shërben edukimi ekonomiko-financiar

U mbajtën të bllokuar për disa orë

Lirohen kosovarët e ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci