MENU
klinika

Çfarë u vendos

Kaosi në parlament, PS merr vendimin për Berishën

27.01.2023 - 12:30

Grupi Parlamentar i PS ditën e sotme i ka paraqitur një kërkesë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla ku kërkojnë marrjen e masës disiplinore për 5 deputetët e Partisë Demokratike.

Ata kërkojnë që deputetët Sali Berisha, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Edi Paloka të përjashtohen 10 ditë nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancat plenare të Kuvendit.

Gjithashtu kërkojnë mbledhjen e Sekretariatit për Procedura, votimet dhe etikën për vlerësimin dhe marrjen e masës së propozuar prej tyre.Kërkesa e tyre ka ardhur pasi ditën e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetë të tjerë bllokuan foltoren, gjë e cila krijoi dhe tensione në Parlament.

Nikolla dje e përjashtoi Berishën nga seanca ndërsa kreu i PS-së Taulant Balla në një deklaratë për mediat tha se ndaj çdokujt që shkel rregulloren e Kuvendit duhet të merren masa.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk e lëshojmë këtë sallë" Deputetët e PD i bien tavolinave

Nikolla e përjashtoi, Berisha nuk tërhiqet nga bllokimi i foltores


Paralajmërime për kaos në rrugë, mbyllen mbi 200 shkolla

Moti i keq me dëborë “gjunjëzon” Britaninë!

Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës

Tifozët e Shqipërisë bëhen gati për ndeshjen me Ukrainën

Vrasja me thikë e 14-vjeçarit në Tiranë

Prindërit e nxënësve njoftojnë protestë

Nga Lutfi Dervishi

Dhuna nis në çerdhe…

14-vjeçari u vra me thikë nga bashkëmoshatari

Demonstruesit mbajnë një minutë heshtje në respekt të Martin Canit