MENU
klinika

Pas një viti nga gjithçka ndodhi

Kështu e kujton Beatrix Donald Veshajn

28.01.2023 - 12:04

Historia e “dashurisë” së Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshajt brenda shtëpisë së “BBV1” u shua shpejt, mirëpo kënga që ajo i dedikoi ish-partnerit mbeti aty.

Projekti i Beatrix i titulluar “Faj”, që i dedikohet Donaldit, mbush plot 1 vit sot. Trixa vendosi as të mos e fshinte, as të mos e ndryshonte këngën e saj, që do t’i kujtojë gjithmonë eksperiencën në “Big Brother VIP” dhe bashkë me të, do apo s’do, edhe Donaldin.

Në 1-vjetorin e këngës dedikuar ish-partnerit, Beatrix Ramosaj e ka ndarë projektin në InstaStory duke shkruar:

“Faj mbush plot 1 vjeç sot.”

Kujtojmë se Beatrix u përfshi së fundmi në një “situatë” edhe me Luiz Ejllin, që e komentoi brenda shtëpisë.

“Inteligjente si Beatrix, besnike si Donaldi, e sinqertë si Monika dhe e drejtpërdrejtë si Arjola.” Këto “cilësi” duhet të plotësonte patjetër dikur femra ideale për Luiz Ejllin. E para që ka reagar nga personazhet e përmendura është Beatrix Ramosaj.

Këngëtarja ka ndarë si fillim një status Twitter-i i cili flet për bullizmin që dikur postoi në mbështetje të Luizit.

Pas kësaj Trixa ka postuar edhe një story ku shkruan:

Faleminderit Luiz, e thënë prej teje e vlerësoj shumë. Edhe unë dua dikë që nuk gënjen dhe të sinqertë si ti.” Krahas kësaj përgjigjeje Ramosaj ka vendosur edhe hashtagun e bërë viral tashmë “me Luizin”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN