MENU
klinika

Nuk duhet të mungojnë në rutinën e përditshme

Këto janë sportet që mbajnë larg adoleshentët nga depresioni

14.01.2023 - 13:09

Noti, kërcimi dhe vrapimi nuk duhet të mungojnë në rutinën e përditshme të adoleshentëve që luftojnë me depresionin. Ata duhet të përfshihen në lojëra sportive në ekip, si futbolli dhe basketbolli, si dhe individualisht, si vrapimi ose noti.

Sipas një studimi të fundit të JAMA Pediatrics, ushtrimet e rregullta aerobike mund të lehtësojnë simptomat negative të sëmundjes mendore, duke ndihmuar në përmirësimin e humorit dhe uljen e stresit.

Në studimin e fundit, studiuesit arritën në përfundimin se stërvitja e rregullt mund të çojë në mënyrë efektive në një reduktim të simptomave tek të rinjtë mbi 13 vjeç që vuajnë nga depresioni.

Rutina e ushtrimeve ishte një faktor vendimtar, sipas studimit, sepse nëse lloji i aktivitetit që zgjidhet të kryhet nuk përsëritej të paktën tre herë në javë, atëherë simptomat riktheheshin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN