”Metropolitan Opera” e Nju Jorkut planifikon të përkujtojë përvjetorin e parë të sulmit rus në Ukrainë me një koncert më 24 shkurt.
”Orkestra, e drejtuar nga Yannick Nézet-Séguin, do të luajë ‘Requiem’ të Wolfgang Amadeus Mozart dhe Simfoninë e Pestë të Ludwig van Beethoven, dhe disa këngëtarë solo ukrainas do të performojnë gjithashtu”, tha opera me famë botërore.
“Requiem’ i Mozartit është për të kujtuar viktimat e pafajshme të luftës Beethoveni është në pritje të fitores që do të vijë”, citohet të ketë thënë drejtori i Met Peter Gelb.
”Himni kombëtar ukrainas do të interpretohet gjithashtu”, tha ai.
Vitin e kaluar, teatri i operës në Manhattan mblodhi fonde për viktimat e luftës me një koncert dhe njoftoi se, si reagim ndaj pushtimit rus të Ukrainës, për momentin nuk do të punonte më me artistë apo institucione që mbështesnin presidentin e Rusisë, Vladimir Putin./