MENU
klinika

Autori i krimit të rëndë, shfajëson vëllanë!

Krimi në Prizren/ Visart Cengu u vra pas shpine në makinë

05.01.2023 - 11:11

Vrasja e rëndë që ka ndodhur në një lokal në Prizren ka tronditur dy shtetet shqiptare. Autori i ngjarjes ka dalë ditën e djeshme para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë bashkë me të gjithë personat e tjerë.

Sipas të dhënave, Gjykata e Prizrenit ka lënë në burg Dibran Hoxhajn, i cili akuzohet për vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi, Visart Cengu dhe plagosjen e shokut të tij, Rufgen Shehu. Ndaj Dibran Hoxhajt, i njohur ndryshe si ‘Kobra’ rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje e rëndë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Manipulimi me prova”.

Gjykata e Prizrenit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke lënë në burg për 30 ditë Hoxhajn, vëllanë e tij, Enver Amrallahi, dhe katër personat e tjerë, të cilët ishin të punësuar në lokalin ku ndodhi konflikti me të rinjtë nga Kukësi. Ndaj Arben Vezajt, Burim Mazrekut, Jesmir Badallit, Kujtim Gashit dhe Enver Amrallahit rëndon akuza për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.

Para gjykatës, Hoxhaj ka deklaruar vetëm se vëllai i tij nga nëna, Enver Amrllahi nuk ka qenë i pranishëm në momentin kur ka ndodhur ngjarja, ashtu siç thuhet në kërkesën e Prokurorisë, por ka shkuar në lokalin ‘Kobra City’ pasi ka marrë vesh lajmet se ka ndodhur diçka në lokal.

Shkaku i konfliktit që solli vrasjen e Visart Cengut mësohet të ketë qenë fatura prej 400 eurosh, me të cilën të rinjtë nga Kukësi nuk ishin pajtuar.

Brenda lokalit ‘Kobra City’ ka nisur përplasja fizike mes tre të rinjve që kishin ardhur në Prizren nga Kukësi për të festuar. Pasi kanë dalë nga lokali gjatë tentativës për t’u larguar me automjetin e tyre, drejt të rinjve është qëlluar me armë zjarri nga pronari i objektit, Dibran Hoxhaj.

Për pasojë, Visart Cengu ka ndërruar jetë gjatë rrugës për t’u dërguar në spitalin e Kukësit, ndërsa shoku i tij, Rufgen Shehu është dërguar më pas në spitalin e Traumës në Tiranë ku paraqitet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të 3 janarit. Ndërsa xhaxhai i viktimës, teksa foli për mediat e Kosovës dha detaje, duke zbuluar se Visart Cengu ishte qëlluar nga prapa makinës dhe se plumbi i kishte prekur mushkërinë dhe një pjesë të zemrës.

AUTORI
Dibran Hoxhaj, i njohur ndryshe si ‘Kobra’, ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike jashtë lokalit të tij në Prizren. Ai është personazh i njohur në rrjete sociale ku tregon jetën e tij të luksit me veshje të shtrenjta dhe makina luksoze, ndërsa ‘identifikohet’ nga varësja me pllakë floriri.

Gjykata e Prizrenit ka lënë në burg Dibran Hoxhajn, i cili akuzohet për vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi, Visart Cengu dhe plagosjen e shokut të tij, Rufgen Shehu. Gjykata e Prizrenit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, duke lënë në burg për 30 ditë Hoxhajn dhe 5 personat e tjerë, që ishin të punësuar në lokalin ku ndodhi konflikti me të rinjtë nga Kukësi. Në burg kanë mbetur Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi.

Dibran Hoxhaj, i njohur ndryshe si ‘Kobra’, i cili ndodhet në pranga për vrasjen e një 31-vjeçari pas sherrit në klubin e natës në Prizren deklaronte vite më parë se veprat që ai kryen nuk janë krim. Ai thoshte se ishte në hasmëri me 2-3 familje dhe shprehej se nuk mbante më armë.

“Veprat që kam unë nuk ka krim, ku ka fakte që kam bërë krim, veprat kanë të bëjnë vetëm me rrahje, nuk janë vepra kriminale, nuk është asgjë. Unë jam në hasmëri me shumë familje, më kanë zënë me armë nja 2-3, më kanë dënuar, për të gjitha veprat janë dënuar. Kam mbajtur armë më herët, jo tani. Kam vuajtur dënime mbi 2-3 muaj, arma nuk është ndonjë gjë tragjike, që e kam pasur unë”, tha Dibran Hoxha.

Në seancën paraprake, në Gjykatën Themelore në Prizren, Dibran Hoxha i njohur me nofkën “Kobra”, i cili dyshohet për vrasjen e së martës në Prizren, tha se vëllai i tij, Enver Amrallahu, nuk kishte qenë në vendin e ngjarjes në momentin kritik, por erdhi më pas, ngase dikush i kishte thënë se e kanë vrarë atë (Hoxhën).

Ai tha se pajtohet me fjalët e mbrojtësit të tij, avokatit Nexhat Elshani, ndërsa theksoi se i pandehuri Enver Amrallahu në momentin kritik nuk ka qenë në vendin e ngjarjes, ashtu siç thuhet në kërkesën e Prokurorisë, por i njëjti ka ardhur pasi është informuar nga dikush lidhur me ngjarjen!

“Pajtohem me fjalët e avokatit, veç deshta me shtu diçka në lidhje me Enver Amrallahun, ky është vëllau prej nanës. Ky ka ardhë masi ka ndodhë, masi ka ni prej tjerëve që ka ndodh diçka në lokal, ka ardhë masi me policinë mrapa krejt kur janë marrë deklaratat krejt, kanë ardhë e kanë nxanë aty si vlla”, tha i dyshuari Hoxha. Amrallahu është një prej të arrestuarve dhe akuzohet si bashkëpunëtor i Hoxhajt për ngjarjen e rëndë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN