MENU
klinika

Pritet nga Osmani dhe Konjufca

Kryediplomatja sllovene sot në Kosovë

16.01.2023 - 12:28

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja për Punë të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

Ajo fillimisht do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani, e më pas nga kryeparlamentari Konjufca.

Takimi Osmani-Fajon është paralajmëruar të ndodhë në ora 11:00, ndërsa ai me Konjufcën nga ora 13:40.

“Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon”, ka njoftuar zyra e Presidentes.

Pas takimit me Osmanin, kryediplomatja sllovene do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon. Takimi mbahet në orën 13:40”, thuhej në njoftim.