MENU
klinika

“Metës dhe Monikës u është prishur pazari brenda shtëpisë”

Kryemadhi i përgjigjet Veliajt: Ke hedhur firmën për inceneratorin, tani bën si skuth

26.01.2023 - 20:58

Kryebashkiaku i Erion Veliaj është shprehur sot se aktualisht Tirana paguan për grumbullimin e mbetjeve në landfill shumë më lirë se sa koha kur Bashkia drejtohej nga Koalicioni Meta-Berisha. I pyetur në lidhje me akuzat e opozitës për plehrat, Veliaj tha se ata që kanë firmosur kanë qenë ministrat e Ilir Metës.

“Duhet pyetur çdo ditë si e ka emrin kjo partia, se një parti që s’ka probleme, nuk ka pse ndërron emrin. Si ai njeriu që ka një të kaluar kriminale dhe ndërron emrin se i duhet një identitet të ri që mos të kujtohet që ka qenë trafikant droge, ose ka bërë burg. Si një parti që ka probleme me identitetin e vet ndërron emër përditë. Po nuk kanë qenë ministrat e mi, kanë qenë të Ilir Metës këta që kanë firmosur.

As nuk kanë qenë stafet tona, kanë qenë të Ilir Metës, kështu që këtyre qartazi u është prishur pazari brenda shtëpisë së tyre dhe këta lajnë hesapet me njeri – tjetrin. Të më pyesësh që është një gjë e madhe që Partia e Lirisë, ose ish-LSI-ja, i bie mbrapa plehrave, Partia e Lirisë, mbaj mend gjithmonë mbrapa plehrave i ka rënë, në të gjitha kuptimet e fjalës. Kështu që, këtu s’kam ndonjë habi që rrinë gjithë ditën pas kazanëve”, tha Veliaj në Fax Neës.

Kësaj deklarate i është përgjigjur deputetja Monika Kryemadhi, e cila ka ndarë në llogarinë e saj në Facebook një video nga groposja e mbetjeve në “inceneratorin” e Tiranës. Në fakt, pagesat bëhen për ndarje të mbetejeve, por në Sharrë ato groposen të gjitha bashkë.

“Hajduti ordiner i Tiranës që bën si inoçent ka paguar 54 milionë euro për depozitim mbetjesh, ku kontrata parashikon komplet tjetër gjë. E di ai këtë, se ka hedhur firmën vetë, ndaj bën sot si skuth duke ja hedhur fajin të tjerëve.

Ka kaluar 1/3 e periudhës koncesionare, po në këto 7 vjet me lekët e shqiptarëve janë paguar kompani me pronarë të panjohur, ndërsa mbetjet në inceneratorin e Tiranës groposen mjerisht pa u përpunuar, tek gropa ku ndërroi jetë Ardit Gjoklaj.

Ja ku e keni me video se si hajduti ordiner i Tiranës përveçse ju vjedh, edhe ju tall me diferencimin e mbetjeve. Erioni i plehrave në 14 Maj dorëzon çelësat e bashkisë dhe do t’i përgjigjet një për një drejtësisë”, shkruan Monika Kryemadhi, teksa ndan videon e mëposhtme.