MENU
klinika

Shok i Aleksandër Sadikajt

Kush është 30-vjeçari që ekzekutoi Edmond Papën?

03.01.2023 - 16:02

Autori i vrasjes së biznesmenit Edmond Papa në Selitë është arrestuar. Bëhet fjalë për Albano Velon, shokun e Aleksandër Sadikajt, i cili u hodh në erë në aksin Elbasan-Tiranë në qershor të vitit të kaluar. Në profilin e tij në rrjetet sociale janw gjetur foto të Velos dhe Sadikajt në një nga klubet e Tiranës duke festuar vitin e ri më 2017.

FOTO/ Shok i Aleksandër Sadikajt, kush është 30-vjeçari

Albano Velo dhe Aleksander Sadikaj

Velo së bashku me një person tjetër me iniciale A.B, 44-vjeçar kanë ekzekutuar biznesmenin nga Saranda. Prej dtësh ata e ruanin atë dhe në momentin që kanë gjetur hapësirë, kanë vepruar. Policia ka sekuestruar makinën tip ‘Audi’, pamjet filmike si dhe 3 aparata celulare.

Edmond Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit. Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, më konkretisht nga qelia e liderit të mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Pas vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi. Dyshohet se ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Autori kishte dijeni për lëvizjet e fundit të 49-vjeçarit

Edmond Papa u tradhtua nga të afërmit?

Pezullohet nga detyra efektivi i Patrullës në Komisariatin nr 4

Djali i policit, autori i dyshuar i vrasjes së Edmond Papa

I arrestuari kishte miqësi me 27-vjeçarin

Çfarë e lidh vrasjen e Edmond Papa dhe Aleksandër Sadikajt?


Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”