MENU
klinika

Nënë e dy fëmijëve, po priste të tretin

Kush ishte 34-vjeçarja që humbi jetën pas abortit, shkoi me shtatzani të dëmtuar, mjekët s’flasin…

31.01.2023 - 19:20

Etleva Çullhaj është 34-vjeçarja që humbi jetën një ditë më parë, vetëm pak orë pasi kishte abortuar një fëmijë në maternitetin e Elbasanit. E reja ishte nënë e 2 fëmijëve dhe po priste të tretin.

Pretendimet e spitalit janë që pacientja ka ardhur me shtatzani të dëmtuar, pasi fëmija ka qenë i pajetë në barkun e saj, e ndaj kanë vendosur edhe që të kryehej procedura e abortit. Po ashtu, sipas mjekëve, pacientes i është kërkuar të qëndrojë në spital pas ndërhyrjes, por ajo ka kërkuar të largohet dhe është larguar.

Disa orë më pas ka pasur përkeqësim të shëndetit duke pësuar komplikacionet që i morën jetën. Pas ngjarjes, spitali nuk ka dalë end eme një prononcim zyrtar, me pretendimin se presin përcaktimin e shkakut të vdekjes nga ekspertiza mjekoligjore. Ndërkohë që dy mjekët e spitalit të Elbasanit, Arben Paralloi dhe Behar Gjevori janë vënë nën hetim lidhur me këtë rast.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN