MENU
klinika

EMRAT

Kush janë dy kokat e krimit që policia u çmontoi 15 kamera në Tiranë

31.01.2023 - 12:11

15 kamera nga 155 në total janë çmontuar nga banesat e dy personave me precedentë penalë, Emiljano Shullazi dhe Pajtim Serjani. Këto janë detaje që zbardhen pas realizimit të operacionit “Fijet” në qarkun e Tiranës. Kamerat mësohet se ishin vendosur mes shtyllave dhe në muret e pallateve për kontrollimin e rrugës, në zonën e ish-Parkut në ‘Rrugën e Kavajës’.

Shullazi ndodhet pas hekurave. Ai ka qënduar 2 vite në regjimin “41 biss” ose siç njihet ndryshe burgu ‘i egër’. Ai është dënuar me 55 vite burg në total nga Gjykata e Krimeve të Rënda për disa ngjarje kriminale. E po ashtu, po gjykohet edhe për disa të tjera, vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut të ndodhura në vitin 2005, pas rrëfimit të të penduarit Luftar Reçi.

Pajtim Serjani njihet si mik i Shullazit. Atij i ka trokitur OFL në derë dhe i ka kërkuar të justifikojë pasurinë. Ai është një emër i njohur për policinë e Tiranës, pasi është arrestuar dhe dënuar për gjobëvënie me tre vite. Në vitin 2015 Serjanit i është bërë atentat të Rruga e Kavajës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çmontohen 155 kamera që kishin qëllime kriminale

Policia jep detaje nga operacioni “Fijet”: Në hetim 37 persona