MENU
klinika

Lajme të mira për Tiranën

Hapet merkatoja dhe federohen blerjet ‘big’

26.01.2023 - 13:12

Në prag të ndeshjes së sotme ndaj Erzenit, në ‘Niko Dovana’ të Durrësit, në orën 19:00, trajneri Orges Shehi, do të ketë në dispozicion dy afrimet “big” të merkatos. Bëhet fjalë për Regi Lushkjan dhe Kristal Abazajn.

Mësohet, se paraditen e së hënës, klubi i Tiranës ka shlyer detyrimet financiare, duke bërë të mundur edhe hapjen e merkatos së bllokuar nga FIFA. Kështu, dy futbollistët e njohur, Lushkja dhe Abazaj me të cilët ishte rënë dakort më parë, firmosën kontratat dhe u federuan në radhët e kampionëve bardheblu.

Nga sa mësohet pranë bardhebluve të Tiranës, mesfushori fantazist Regi Lushkja mundet të debutojë pa problem që sot në radhët e skuadrës së Orges Shehit ndaj Erzenit. Ndërkohë sulmuesi Kristal Abazaj, me gjasa nuk do të jetë në dispozicion të stafit teknik për shkak të gjendjes së tij fizike, pa përjashtuar edhe mundësinë e një aktivizimi për pak minuta.

Për takimin ndaj Erzeni, në radhët e bardhebluve të Tiranës, do të mungojë mesfushori kavajas Deliu, vendin e të cilit do ta zejë Lushkja për krah Aleksit dhe Hilës.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”