MENU
klinika

Kamera e lavazhit zbuloi gjithçka!

Lëvizjet e çuditshme të mjetit me targa belge para krimit dhe roli i djalit të policit

05.01.2023 - 13:57

Ka qenë kamera e një lavazhi pas ambienteve të lokalit ku iu zu pritë Edmond Papës, që duket se ka fiksuar detajet që iu deshën Policisë për të shkuar tek autorët e krimit.

Sipas të dhënave të para, u bë me dije se personi që e qëlloi Edmond Papën sapo kaloi pas lokalit e ka marrë në një automjet “Audi”.

Ndërkohë që Policia për gjatë gjithë kohës iu ka besuar vetëm pamjeve filmike ku janë shquar dy persona që janë sjellë jo pak kohë pas shënjestrës së atij atentati.

Referuar të dhënave jozyrtare, është mësuar se personi që qëlloi mbi biznesmenin fierak është një person nga Berati, i quajtur Andrea Bode, i cili dyshohet se është personi i kontraktuar për eliminimin e tij. Policia fillimisht ka mundur të zbulojë një person që ndiqte Papën.

Më saktë kanë mundur të identifikojnë makinën tip “Smart”, me të cilën udhëtonte një i ri, që më pas rezultoi të ishte i biri i një efektivi Policie. I riu, i cili u arrestua në orët e para të 1 janarit, pas vrasjes iku në Francë, por identifikimi ka ardhur shumë kohë pasi i riu u largua nga Shqipëria.

Hetimet momentalisht janë në pistën e vrasjes për hakmarrje, pasi Policia ka lidhur vrasjen e Papës me ekzekutimin horror të Aleksandër Sadikajt, duke pretenduar se autori që ka organizuar ekzekutimin e Papës është mik i ngushtë i viktimës së aktit makabër në rrugën e TEG.

EKZEKUTORI
Kanë dalë në dritë edhe detaje të tjera të rëndësishme që lidhen me ekzekutimin që tronditi Tiranën. Personi i shpallur në kërkim si ekzekutori i biznesmenit Edmond Papa është Andrea Bode, 44 vjeç, i lindur në Berat dhe banues në Tiranë.

Mësohet se Andrea Bode ka mbërritur në vendin e ngjarjes me një “Smart” të marrë me qira. Ka qenë kamera e një lavazhi pranë vendit të ngjarjes, që ka shërbyer për të zbuluar autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Papa më 16 dhjetor 2022 në Tiranë. Kamera e lavazhit zbuloi autorët e vrasjes së Edmond Papës, ekzekutori e priti në “Smart”.

Sipas informacioneve të siguruara, nga makina tip “Audi” me targa belge, e drejtuar nga Albano Velo, është fiksuar ditën e ngjarjes duke kryer disa lëvizje në afërsi të banesës së biznesmenit nga Saranda. Atë ditë, rreth orës 14:00, Velo shikohet nga një kamera që lëviz me mjetin e tij në afërsi të shkollës “26 Nëntori”.

Ai parkon makinën te një biznes lavazhi dhe drejtohet për te një fastfood. Por vetëm pak minuta ka qëndruar aty, pasi po në të njëjtën kamera shikohet se ai bën disa lëvizje të çrregullta teksa merr makinën dhe niset për te rruga “Fabil Bodinaku”.

Nga ana tjetër, autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Andrea Bode, 44 vjeç, i cili ka qëlluar mbi biznesmenin po qëndronte nga krahu tjetër i rrugës në afërsi të një supermaketi brenda një makine tip “Smart” të zi, e cila rezulton të jetë me qira. Sapo ka parë që Papa doli i vetëm nga banesa, ai ka lajmëruar Velon që të qëndrojë në gatishmëri për t’u larguar më pas të dy nga vendi i ngjarjes.

Në momentin kur biznesmeni 49-vjeçar Edmond Papa është ulur në lokal, autori ka hapur zjarr dhe është larguar nëpër rrugica ku e priste Albano Velo. Po ashtu, një kamera tjetër sigurie ka pikasur momentin kur “Audi A4” me targa belge ka dalë nga rruga “Irfan Tomini” dhe i është drejtuar “Pallatit me Shigjeta” për t’u larguar më pas drejt autostradës.

Sipas vëzhgimit, ata janë rikthyer sërish në Tiranë pas disa orësh, por me rroba të ndryshuara nga ato që kishin përdorur gjatë krimit. Nga ana tjetër, Prokuroria ka kërkuar thellimin e hetimeve ku në pyetje do të merret Dilaver Velo, babai i Albanos, për të mësuar nëse djali i tij ka pasur kontakte me persona me precedentë kriminalë. Ekzekutori i dyshuar i biznesmenit, 44- vjeçari Andrea Bode, ka dyshime se ndodhet brenda vendit.

Alban Velo, djali i efektivit që u denoncua nga PD për ndërhyrje në zgjedhje

I riu nga Përmeti, i cili u arrestua në Rinas mëngjesin e 1 janarit, dyshohet se organizoi krimin për hakmarrje. Në qendër të sherrit të përgjakshëm dyshohet se është një sasi lënde narkotike e zhdukur në Greqi.

Nuk dihet se si janë zhvilluar ngjarjet në atë kohë kur edhe kanë nisur konfliktet, por pretendohet se përveç dy vrasjeve në Tiranë janë shënuar edhe tri të tjera në Greqi, që kanë lidhje me trafikun e lëndëve narkotike. Sipas burimeve policore, dyshohet se Papa dhe Sadikaj kanë qenë bashkë në të njëjtin grup trafiku droge në Greqi, çka ka sjellë edhe konfliktin mes tyre.

Nga të dhënat policore mësohet se Alban Velo, 27 vjeçari nga Përmeti, ka qenë në shoqërinë e Sadikajt dhe se dyshimet e para ranë mbi të për shkak të shoqërisë. Por policia dyshon se edhe Velo, duke qenë djalë i një efektivi policie, ka qenë i përfshirë në grupin e Sadikajt, por ende Prokuroria nuk ka folur konkretisht.

Ndërkohë që ditën e djeshme ka dalë në pah një kallëzim i Partisë Demokratike, i cili lidhet me emrin e të atit të autorit të vrasjes së biznesmenit Papa. Në fakt, PD, para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, bëri një mori kallëzimesh në SPAK që kishin në listën e grupeve të blerjes së votës një sërë drejtuesish dhe efektivësh të Policisë së Shtetit. Por jo vetëm SPAK hoqi dorë nga hetimet e atyre ngjarjeve të rënda, por edhe vetë PD nuk mori asnjë masë për të vijuar hetimet e atij skandali. Dilaver Velo ishte drejtues i një seksioni në Komisariatin nr. 4, kur u denoncua nga PD bashkë me një grup policësh dhe drejtuesish të atij komisariati.

Ndaj tij dhe grupit të akuzuar para zgjedhjeve për ndërhyrje në zgjedhje dhe dhunim zgjedhësish në zonën e Alliasit Velo dhe grupi i tij dolën të paprekur për shkak se SPAK nuk nisi hetime as kryesisht. Velo u pezullua nga Policia sapo djali i tij u vu në pranga në Rinas, ndërkohë që pas zgjedhjeve të 25 prillit ai ishte rritur edhe në detyrë. Sot djali i tij pritet të dalë para gjykatës për të mësuar masën e sigurisë, ndërkohë që Policia ka intensifikuar hetimet dhe kërkimet për kapjen e personit ekzekutor, pasi ka dyshime që ai gjendet brenda vendit, ose është larguar me emër tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një i njohur i viktimës informoi autorin për lëvizjet e tij

Vrasja e Edmond Papës në Selitë, dyshimet


Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”