MENU
klinika

Ja çfarë thotë kryediplomatja Tanja Fajon

“Liberalizimi i vizave për Kosovën, lart në listën e prioriteteve të BE”

14.01.2023 - 12:18

Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Sllovenisë, Tanja Fajon, deklaroi se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është në krye të listës së prioriteteve të Bashkimit Evropian (BE) dhe se është përgjigje kyçe ndaj rritjes së ndikimi rus në këtë rajon.

Më 13 janar, në Sarajevë, Fajon diskutoi me Ministren e Punëve të Jashtme të Bosnje e Hercegovinës (BeH), Bisera Turkoviq, për marrëdhëniet midis dy vendeve, ndikimin rus në Bosnje e Hercegovinë dhe reformat e nevojshme me të cilat përballen institucionet e këtij vendi në rrugën evropiane.

Ajo i uroi qytetarët e Bosnje e Hercegovinës për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE dhe premtoi ndihmë profesionale në zbatimin e reformave të nevojshme, me të cilat do të përballet Bosnje e Hercegovina në rrugën e saj drejt BE-së.

Kryediplomatja Fajon u ndal dhe te Kosova e Maqedonia e Veriut, për të cilat tha se janë lartë në listën e prioriteteve të BE. “Negociatat me Maqedoninë e Veriut, regjimi pa viza për Kosovën dhe zgjerimi në Ballkanin Perëndimor janë lartë në listën e prioriteteve.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e fortë e të dërguarës së Gjermanisë

“Ballkani i Hapur të mos dublojë procesin e Berlinit”