MENU
klinika

Më i shituri ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar

Libri i Princ Harry thyen rekord, ja sa kopje janë shitur

12.01.2023 - 10:45

Prince Harry ka bërë histori me librin e tij të sapo botuar.

‘’Spare’’ titullohet libri që Harry ka publikuar duke përmbledhur kujtimet e tij dhe është libri më i shitur ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar.

Libri që u publikua një ditë më pare ka tërhequr vëmendjen e lexuesve nga e mbarë bota pasi aty rrëfehen detaje të padëgjuara të betejave të tij personale, raportet me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore dhe vëllain e tij, William.

Ne e dinim se ky libër do të fluturonte, por po i tejkalon edhe pritjet tona më të mëdha”, tha përmes një deklarate, Larry Finlay, drejtor menaxhues në Transworld Penguin Random House.

Botuesi i librit tha se janë shitur 400.000 kopje në ditën e parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Familja mbretërore e ka cilësuar si tradhtar"

The Mirror: Harry nuk do falet kurrë për ato që ka publikuar