MENU
klinika

Boston Celtics marshon në krye

Los Angeles Lakers rikthehet pas 3 humbjeve radhazi

17.01.2023 - 13:29

Boston Celtics vijon të mbetet skuadra me rekordin më të mirë në NBA këtë sezon, duke marrë fitoren nr.33. Skuadra e Celtics fitoi 130-118 në fushën e Charlotte Hornets, ndeshje ku shkëlqeu Tatum, autor i 51 pikëve. Boston është gjashtë fitore para të tjerëve dhe me këtë ritëm vendi i parë në Konferencën e Lindjes nuk duket problem.

Po në Lindje, fiton edhe Milwaukee Bucks, që falë 35 pikëve e 11 asisteve të Holiday, mundi 132-119 Indiana Pacers. Sfidë ku nuk u ndje mungesa e yllit Antetokounmpo, i cili vijon të jetë i dëmtuar. Me këtë sukses Bucks rimarrin vendin e tretë.

Në Perëndim, Memphis Grizzlies i bashkohet Denver Nuggets në krye të renditjes pas fitores 136-106 ndaj Phoenix. Një ndeshje e fominuar totalisht nga vendasit, që nuk e vunë në asnjë moment në dyshim fitoren. Sërish më i miri për Memphis ishte Morant, që realizoi 29 pikë.

Pas tri humbjeve radhazi, rikthehet te fitorja skuadra e Los Angeles Lakers, që mposhti 140-132 Houston Rockets në një ndeshje spektakolare. LeBron James në formë të jashtëzakonshme, duke realizuar 48 pikë për kalifornianët. Gjithsesi, Lakers vijojnë të mbeten në vendin e 13-të, ende larg zonës play-off.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”