Analisti Fatos Lubonja e krahason ngjarjen ku iu vodhën 120 mijë euro zyrtares Alda Klosi me historinë e “Mbretit Lakuriq”, ku të gjithë e dinë se sa të përfshirë janë punonjësit e administratës në korrupsion.
Në një intervistë për News24, Lubonja tha se pastruesja Rozeta Dobi nuk do të tregojë më shumë për paratë e vjedhura apo tek kush i ka vjedhur, kjo për të mos nxjerrë zbuluar edhe zyrtarë të tjerë.
Sipas tij, mund të ketë ndërhyrje për të mbuluar diçka tjetër më të madhe.
Pjesë nga biseda në studio:
Pyetje: Skandali në shtëpinë e ish zyrtares së lartë të Kryeministrisë Alda Klosi. Si e keni parë ju këtë ngjarje? A duhet të nisë SPAK hetimet?
Fatos Lubonja: Ajsbergu tek ne ka dalë i gjithi, të gjithë e shohin, është si historia e mbretit lakuriq. Tani s’ka njeri që se ka marrë vesh që ajsbergu duket sheshit, por edhe e themi, por mbreti nuk çan kokë fare, sepse ka kapur gjyqtarë dhe të gjitha dhe jemi në një situatë ku ky është rendi i gjërave në Shqipëri, të vjedhësh, të ndërtosh me para të vjedhura, të bësh politikë e të ngrihesh në karrierë, është normale është rendi i gjërave në Shqipëri. Llogarite sa fuqi ka zonja Klosi dhe krahasoje me të tjerët sa kanë marrë të tjerët. Të gjithë i dimë edhe me emra. Poshtërohemi akoma edhe më shumë se dalin provat dhe shohim që askush nuk vepron. Pse vlen atëherë t’i dimë e ti themi?
Rozeta s’do tregojë emrat e atyre që i ka marrë paratë jo se nuk do ajo, por sepse nuk e lënë. Është e qartë nga kanë dalë ato para, është një skemë dhe secili merr atë që i takon. Ajo i ka vjedhur tek kolegë të zonjës Klosi, mendoni ju që se dinë se ku ka punuar ajo? Mendoj se mbulojnë dikë.
Pyetje: A do dalin emra të tjerë?
Fatos Lubonja: Aq sa dolën në rastin e Kokës dhe Alqi Bllakos, është e mbyllur çështja. Janë një bandë që kush kapet në mënyrë flagrante do paguajë pak. Qeverinë kjo po e çon në pasurin ndërsa Shqipërinë në gropën më të zezë në histori në kuptimin moral, politik dhe ekonomik. Një popull që s’ka turp të vjedhë, nuk di si ua tregojnë edhe fëmijëve, kjo bëhet normë. Ekonomia jonë duke qenë kriminale nuk na bën dot të jetojmë me dinjitet. Ekonomia e parave të pista nuk ka të ardhmen.