MENU
klinika

Kryesuesit nuk falin në NBA

Memphis dhe Denver nuk ndalen, Boston bën “ligjin”

12.01.2023 - 14:29

Skuadrat kryesuese në NBA në të dyja konferencat po krijojnë një ecuri radhazi fitoresh, duke konsoliduar pozitat e tyre. Memphis dhe Denver vijojnë të jenë krah më krah në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit edhe pas takimeve të luajtura fundmi. Grizzlies, falë 38 pikëve të Morant, mundi 135-129 San Antonion. Kjo ishte fitorja e tetë radhazi për Grizzlies.

Ndërsa Denver fitoi bindshëm 126-97 ndaj Phoenix Suns, sfidë ku 7 lojtarë të Nuggets realizuan mbi 10 pikë, me Hyland e Jokic nga 21 pikë secili. Kjo ishte fitorja e 4 katërt rresht për Denver që së bashku me Memphis regjistruan fitoren e 28 në këtë sezon.

Por skuadra me më shumë fitore në NBA, 30 të tilla, është Boston Celtics, teksa vijon të mbajë kreun në Lindje. Së fundmi liderët e kësaj konference mposhtën 125-114 New Orleans. Broën me 41 pikë ishte shënuesi më i mirë për Celtics, duke i bërë të pavlefshme 38 pikët e McCollum për miqtë.

Nuk zhgënjen edhe Milwaukee, që mundi 114-105 Atlanta Haëks jashtë fushe, sfidë ku diferencën e bëri Holiday, me 27 pikë. Antetokounmpo nuk luajti gjatë gjithë ndeshjes dhe shënoi vetëm 7 pikë, por ishte shumë i vlefshëm për skuadrën pasi regjistroi 18 rebound dhe 10 asiste.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”