Lionel Mesi i ka dhënë fund pushimeve për suksesin në Kupën e Botës dhe për festat e fundvitit, duke u shfaqur përsëri në stërvitjen e PSG-së. Dhe klubi parisien e ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme kthimin e argjentinasit që tashmë ka bërë të tijin edhe trofeun që i mungonte në karrierë, Kupën e Botës.
Mesi është pritur në qendrën stërvitore të PSG-së me një “tunel” ku pjesëtarë të stafit, lojtarët dhe personalie i qendrës stërvitore ishte rreshtuar duke duartrokitur futbollistin argjentinas për arritjen e tij.
Më pas, Luis Kampos, drejtori i përgjithshëm i klubit, i dorëzoi atij edhe një trofe të vogël me një yll të artë të vendosur mbi të.
Une 𝐡𝐚𝐢𝐞 𝐝’𝐡𝐨𝐧𝐧𝐞𝐮𝐫 pour notre champion du monde ! 👏❤️💙#BravoLeo pic.twitter.com/xsRHdfVbQS
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 4, 2023