26.01.2023 - 13:17
Në Kategorinë Superiore do të luhen edhe tre sfidat e mbetura të javës së 18-të.
Dueli i parë do të jetë në orën 13:00 mes Egnatias dhe Kukësit. Rrogozhinasit vijnë në këtë sfidës pas barazimit me Teutën ndërsa verilindorët pas humbjes me Erzenin.
Ndeshja e dytë mes Partizanit dhe Teutës do të luhet në orën 16:00. Të dyja ekipet vijnë pas një barazimi në javën e 17-të.
Përballja mes Erzenit dhe Tiranës në orën 19:00 do ti vendosë “kapakun” kësaj jave.
Skuadra e Kapllanit do të kërkojë fitoren e dytë radhazi, ndërsa ekipi i Orges Shehit do të kërkojë të tregojë se mund të triumfojnë edhe pas largimit të disa nga lojtarëve më të rëndësishëm të klubit.