18.01.2023 - 14:37
Në Arabinë Saudite ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm për miqësoren ndërmjet yjeve të kampionatit vendas dhe PSG. Ky është një rast unik për të parë edhe një herë në fushë Messin kundër Ronaldo-s, dy yjet e futbollit botëror që për 15 vite kanë dominuar skenën.
Biletat avulluan në pak minuta, por një pjesë e tyre dolën edhe në tregun e zi. Sipas ESPN, një bos saudit ka paguar një shifër të çmendur për të siguruar një biletë Premium që i jep akses jo vetëm për të parë ndeshjen në tribunën vip, por i jep akses të futet edhe në dhomat e zhveshjes për të takuar Messin dhe Ronaldo-n.
Gjithnjë sipas ESPN kjo biletë i kushtuar jo pak, por 2,6 milionë euro, një shifër e padëgjuar më parë.