MENU
klinika

Dosja McGonigal

Meta: Rama ka lobuar shumë për shpalljen time non grata dhe si armik i SHBA

27.01.2023 - 18:27

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se tre poristë e para të Ramës për Charles McGonigal kanë qenë për të në kohën kur ishte President. Gjatë një deklarate për mediat, Meta u shpreh se Rama donte të shkatërronte rendin kushtetues në Shqipëri dhe të destabilizojë Ballkanin.

“Jam shumë i nderuar që tre porositë e para që i ka dhënë Rama këtij zotërisë i ndaluar nga Amerika i ka dhënë kundër presidentit në detyrë atë kohë, Ilir Metës për të bërë hetime të paligjshme për të ndikuar dhe marrë dëshmi të rreme. Aktivistja ka thënë disa gjëra që unë i kam ditur dhe do të ketë dhe hetime të tjera të ndikimeve të paligjshme në zhvillimet në Shqipëri dhe kur kam thënë i njoh shumë mirë amerikanët e Edi Ramës dhe i di maskarallëqet e tyre i di këto dhe shumë të tjera, nuk janë katër vizita por aq janë regjistruar për momentin  dhe do të dalin edhe të tjera. Rama donte të shkatërronte rendin kushtetues në Shqipëri. Aty ka dhe disa vende të tjera si Kosova dhe Mali i Zi por vetëm kryeministri i Shqipërisë është me emër dhe mbiemër se atë e ka dërguar dhe në vende të tjera për të bërë çorap edhe Ballkanin. Këtë e ka bërë duke blerë ndikimin e zyrtarëve të lartë. Ne kemi drejtësinë tonë këtu, kemi edhe atë të popullit, personat e tjerë janë takuar këtu pa raportuar në vendin e tyre dhe janë përdorur nga Edi Rama për të bërë shantazhe sikur përcillnin porositë e Amerikës. Këtu është në përgjim gjithë populli shqiptar në regjimin e patronazhistëve”, tha Meta.

Sa i përket SHBA-së, Meta tha:

 “Shtetet e Bashkuara kanë punën e tyre ne do të bëjmë punën tonë. Edi Rama ka shkelur rëndë Kushtetutën e Shqipërisë. Edi Rama ka organizuar shantazhe mafioze kundër opozitës. Edi Rama me veprime të pabesa dhe nëpërmjet besimit që kanë shqiptarët në SHBA është përpjekur të ccojë përpara punët më të errëta që ai di të bëjë. Edi Rama dhe vetëm ai dhe personi i kapur në shantazh përmes këtyre lobimeve nga opozita, kanë lobuar shumë për shpalljen time non grata dhe si armik i SHBA. Dhe unë gjithmonë kam qeshur dhe jam tallur me ta. Është për të ardhur keq që kryeministri Shqipërisë lobon kundër presidentit të Shqipërisë. Dhe për ata zyrtarë amerikanë. Kam thënë gjithmonë që marrëdhëniet e mia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shkëlqyera.”