MENU
klinika

Formacioni i mundshëm me Interin

Milani do Superkupën!

16.01.2023 - 14:52

Nuk ka qenë një fundjavë e lehtë për Stefano Piolin që tashmë duhet të bëjë kthesë ndaj Interit në Superkupën e Italisë dhe kuqezinjtë i kanë nisur që dje përgatitjet e tyre.

Milani ka zbarkuar dje në Rijad me grupin të cilit i është bashkuar edhe Ante Rebiç, që dje ka zbritur në fushë në stërvitjen e parë të tij pas dëmtimit. Kroati pritet të jetë gati për të mërkurën, me Piolin që mund t’u gëzohet minutave që kanë vendosur në këmbë ndaj Leçes, Origi e Kjaer.

Me formacionin ende për t’u përcaktuar pas stërvitjeve të fundit dhe me mungesat tashmë të zakonshme të Florencit, Ibrës e Menjasë, trajneri kuqezi shpreson të rikuperojë Rade Kruniçin për mesfushën.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”