Inter mund të sakrifikojë Denzel Dumfries në janar për të rregulluar bilancet financiarë, por jo pa marrë fillimisht atë që kërkojnë. Në rast se në dyert e klubit vjen një ofertë prej 50 milionë euro, anësori holandez mund të largohet.
Sipas Tuttosport, në garë për Dumfreis është futur edhe Tottenham, ndërsa prej kohësh e ndjekin edhe dy ekipet e tjera angleze, Chelsea dhe Man.United.
Në të njëjtën kohë, prioritet e Inter nuk ndryshojnë në lidhje me Milan Skriniar. Sipas La Gazzetta dello Sport, oferta e fundit e klubit për të bindur sllovakun është 6 milionë euro në sezon, plus bonse. Palët kanë lënë një takim të shpejtë për të vijuar negociatat.
Të përfshirë në merkato janë edhe rivalët e tyre të përjetshëm Milan, por Paulo Maldini theksoi se në këtë dritare nuk parashikohen lëvizje, vetëm rinovime. E hapur mbetet çështja Leao, me drejtorin sportiv që theksoi se vullneti i të dy palëve është të vijojnë bashkëpunimin, negociatat janë të qeta dhe besimplote.
Nëse Leao ka ende ndonjë dyshim, Theo Herandez i premton besnikëri kuqezinjve. Agjenti i anësorit francez u shpreh i bindur se dëshira e lojtarit është të qëndrojë përjetësisht te Milan, por sigurisht në botën e futbollin gjërat mund të ndryshojë shpejt.