MENU
klinika

Vuçiç do të dorëhiqet?

Ministri serb: Presidenti ka mbështetjen time për Kosovën!

23.01.2023 - 15:01

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, i serb i ka dalë në mbrojtje presidentit Aleksandër Vuçiç dhe se do t’i ofrojë mbështetje pa pa rezervë, për t’i qëndruar presionit dhe sulmeve të vazhdueshme në lidhje me Kosovën.

Vuçeviç, në një postim në Instagram tha se Vuçiç është vazhdimisht shënjestër të atyre që i quajti: “tradhtarëve për shkak të luftës së tij për ta përmirësuar vendin.”

“Sot nuk është e lehtë të luftosh për Serbinë, të luftosh për përparimin e saj dhe të përfshihesh në politikë. Aleksandër Vuçiç, pikërisht pse punon për të mirën e vendit të tij, është vazhdimisht në shënjestër të tradhtarëve, mercenarëve dhe të gjithë atyre që i vënë interesat e tyre përpara atyre të shtetit. Presidenti i Serbisë e ka mbështetjen time të parezervë për të qëndruar ndaj presioneve dhe sulmeve të vazhdueshme që po vijnë edhe shkaku i çështjes më të rëndësishme serbe – Kosovës,” – shkruan Vuçeviç.