Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit, sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.
Sipas të dhënave, mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 561 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 27 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 7 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Sarandë, nga 2 qytetarë në Durrës, Kamëz, Himarë, Pogradec, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Patos Përmet, Berat.
Janë 202 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,301 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (17 Janar 2023)
Raste të reja ditore 27
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 561
Testime totale 2,025,913
Raste pozitive 333,099
Raste të shëruara 329,301
Raste Aktive 202
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 145
Fier 19
Vlorë 14
Berat 7
Durrës 6
Shkodër 4
Gjirokastër 3
Korçë 2
Lezhë 1
Elbasan 1