MENU
klinika

Ministria e Arsimit merr vendimin

Moti i keq ‘mbyll’ 56 shkolla në vend

19.01.2023 - 13:09

Situata e përkeqësuar e motit dhe reshjet e dendura të shiut ka detyruar ministrinë e Arsimit të marrë vendimin për të pezulluar mësimin në disa shkolla në vend.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi me anë të një njoftimi thotë se ky vendim u mor për sigurinë e nxënësve dhe shkollat do të qëndrojnë të mbyllura derisa situata të përmirësohet.

Ministrja sqaron se mësimi për orët e humbura do të zëvendësohet në vijim sipas një kalendari të përcaktuar nga DPAP.

SHKOLLAT KU ESHTE PEZULLUAR MESIMI

Shkolla 9-vjeçare “Perlat”, Hamallaj,
Shkolla 9-vjeçare “Met Hasa”, Durrës,
Shkolla 9-vjeçare “Fshati Rinia”, Durrës,
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Mehmet Shpendi”, Shalë,
Shkolla 9-vjeçare “Giman”, Shalë,
Shkolla 9-vjeçare “Theth” Shalë,
Shkolla 9-vjecare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh,
Shkolla 9-vjecare “Palaj”, Shosh,
Shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh,
Shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pult,
Shkolla Fillore “Kasnec”, Pult,
Shkolla Fillore “Pog”, Pult,
Shkolla 9-vjecare “Bruçaj”, Pult,
Shkolla 9-vjecare “Plan”, Pult,
Shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult,
Shkolla 9-vjecare “Xhan”, Pult,
Shkolla Fillore “Azem Hajdari”, Fierzë,
Shkolla 9-vjecare në Lugun e Zi, Tropojë e Vjetër,
Shkolla Mesme e Bashkuar “Oso Dauti”, Llugaj,
Shkolla 9-vjeçare ” Kolec Mekshaj”, Tale,
Shkolla 9-vjeçare “Gryke Lumi”, Shënkoll,
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Llesh Nik Daka”, Shënkoll,
Shkolla 9-vjeçare Marash Gjoni”, Rrilë,
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Zejmen”, Zejmen,
Shkolla 9-vjeçare “Spiten”, Zejmen,
Shkolla 9-vjeçare “Tresh”, Zejmen,
Shkolla 9-vjeçare “Pllanë”, Zejmen,
Shkolla 9-vjeçare (jopublike) “Effata”, Pllanë,
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Frank Bardhi”, Kallmet,
Shkolla 9-vjeçare “Rrabosht”, Kallmet,
Shkolla 9-vjeçare jopublike “Shën Eufemia”, Kallmet,
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ndoc Gjetja”, Ishull Lezhë,
Shkolla 9-vjeçare “At Zef Pllumi”Shëngjin,
Shkolla 9-vjeçare “Fran Ivanaj”, Ishull Shëngjin,
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Kalivaç”, Ungrej,
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ungrej”, Ungrej,
Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti”, Lezhë,
Shkolla 9-vjeçare “Beselidhja”, Lezhë,
Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Fishta”, Lezhë,
Shkolla 9-vjeçare “Kosova”, Lezhë,
Shkolla 9-vjeçare “Nënë Tereza”, Lezhë,
Shkolla e mesme profesionale ‘Kolin Gjoka”, Lezhë,
Gjimnazi “Hydajet Lezha”, Lezhë,
Shkolla e Mesme Jopublike “Rrogacionistet”, Lezhë,
Shkolla jopublike “Academi Center”, Lezhë,
Shkolla jopublike 9-vjecare “At Shtjefen Gjecovi”, Lezhë,
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Karl Gega”, Balldren,
Shkolla 9-vjecare “Torovicë”, Balldren,
Shkolla 9-vjecare Kakarriq”, Balldren,
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Pjetër Zarishti”, Blinisht,
Shkolla 9-vjeçare “Troshan”, Blinisht,
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ndre Mjeda”, Dajç,
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Gjovalin Gjadri”, Gjadër,
Shkolla 9-vjecare “Mark Rrozhani”, Mabë,
Shkolla 9-vjeçare “Manati”, Kolsh,
Shkolla 9-vjeçare “Barbullojë e Re”, Kolsh.
Këtë vendim e kemi marrë për sigurinë e nxënësve, deri në përmirësimin e situatës. Ndërkohë, të gjitha strukturat tona janë vazhdimisht në terren dhe bashkitë janë angazhuar për të marrë masat dhe vlerësuar situatën hap pas hapi.

Mësimi për orët e humbura do të zëvendësohet në vijim sipas një kalendari të përcaktuar nga DPAP.

Falënderojmë të gjithë prindërit, nxënësit dhe mësuesit për mirëkuptimin dhe angazhohemi maksimalisht për të bërë ç’është e mundur për rikthimin sa më shpejt në normalitet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN