MENU
klinika

Thirrje shoferëve: Kujdes shpejtësinë!

Moti i keq/ Policia shton kontrollet në Rrugën e Arbrit

22.01.2023 - 11:08

Moti i keq ka ‘mbërthyer’ mbarë vendin, ku në disa zona ka edhe reshje të shumta bore.

Si pasojë e motit të keq në vendin e quajtur Qafë-Murrizë, ku në intervale të shkurtra kohore bien reshje dëbore, Policia Rrugore ka shtuar masat e saj duke koordinuar veprimet ndërmjet Policisë Rrugore të DVP Dibër dhe të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.

Patrullat e Policisë janë në lëvizje të koordinuara dhe me Patrullat e Përgjithshme, duke ndaluar dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të qarkullojnë me vëmendje të shtuar në Bypass.

Duke u nisur nga fakti që gjatë natës temperaturat ulen ndjeshëm dhe mund të krijohen shtresa akulli, Policia Rrugore apelon dhe njëherë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që përdorin rrugën e Arbrit, të tregojnë kujdes në Bypass dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë, të cilët janë në patrullim përgjatë gjithë aksit rrugor për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në rast nevoje.

Ndërkohë firma kontraktore ka tre borëpastruese të cilat vijojnë punën duke e mbajtur të hapur aksin rrugor.

Për disa orë të bllokuar tek “Shpella e Pëllumbasit”

Mes errësirës dhe terrenit të vështirë shpëtohen 5 turistë britanikë

Përfundon në tetor në të gjithë vendin

Dezinsektimi i mushkonjave nis nga Shkodra

Falsifikuan çeqe me vlerë 1 milionë dollarë

Arrestohen 2 italianë në Han të Hotit