21.01.2023 - 11:27
Moti i keq ka bërë që qarku i Korçës të ketë probleme me energjinë elektrike.
Kjo pasi rënia e reshjeve të shiut por edhe të borës ka bërë që të dëmtohen disa linja të përcjelljes së energjisë.
Konkretisht disa fshatëra të njësisë Administrative Lekas, Çerrave, bashkisë Pogradec si dhe të bashkisë Pustec kanë mbetur pa drita.