MENU
klinika

Ekspozita në GAT

“My Space” kushtuar të rinjve

25.01.2023 - 14:00

Së shpejti Galeria e Artit Tiranë do të hapë një ekspozitë dedikuar të rinjve.

GAT ftoi paraprakisht të gjithë artistët e rinj, nga mosha 16-28 vjeç, të aplikonin për t’u bërë pjesë e ekspozitës “My Space”.

Sot është dita e fundit kur mund të kryhen ende aplikime.

Ekspozita “My Space” do të çelet në GAT në fillim të muajit shkurt.

Kjo ekspozitë është konceptuar në një mënyrë të tillë që t’u japë mundësinë artistëve të rinj të menaxhojnë dhe kurojnë, sipas dëshirës së tyre, hapësirën gjeografike që do u vendoset në dispozicion në sallat e galerisë.

Edhe përgjatë ditës së sotme artistët mund të dërgojnë CV-në e tyre, së bashku me disa kopje elektronike të punimeve të përzgjedhura për ekspozim.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe