MENU
klinika

Nënkryetari i PD-së

“Ndal masakrës së pyjeve në Gjinar”/ Luçiano Boçi: Me 14 Maj do të marrë fund

28.01.2023 - 18:47

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka bërë thirrje që të ndalet masakra e prerejes së pyjeve në Gjinar.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Boçi shkruan se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që raportin e sipërfaqes së pyjeve të prera me atë të pyjeve të mbjella e ka më të lartë se 1, çka bën që sipërfaqja e pyllëzuar ndër vite të ulet. Gjinari është bërë pre e kësaj masakre sot.

Ndër të tjera thekson se, me 14 Maj do të marrë fund kjo masakër.

NDAL MASAKRËS NË GJINAR

“Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që raportin e sipërfaqes së pyjeve të prera me atë të pyjeve të mbjella e ka më të lartë se 1, çka bën që sipërfaqja e pyllëzuar ndër vite të ulet. Gjinari është bërë pre e kësaj masakre sot”

Këto janë një pjesë e fjalëve që më shkruante me shqetësim një banor i trevës së Gjinarit.

?Një nga perlat e natyrës së Elbasani, pse jo të Shqipërisë, “ditën me diell”, përpara syve dhe lotëve të shpirtit të banorëve po shkatërrohet, falë papërgjegjshmërisë së Bashkisë.

Prerja e pishave dhe betonizimi po varrosin vlerat natyrore e turistike të pathëna të zonës!

Gjithçka për të çimentuar ca vota më shumë e ca interesa më shumë!

Një turp i papërshkruar me fjalë!

Stop çmendurisë shkatërruese të perlës natyrore të Elbasanit!

Gjinari i përket Zotit e natyrës!

“Ai karakterizohet nga një reliev malor dhe nga një klimë e pasur me oksigjen dhe pikën më të lartë e arrin me malin e Bukanikut i cili është 1831 m mbi nivelin e detit. E veçanta e Gjinarit është se ai dallon për nga klima dhe resurset e veta natyrore, duke të ofruar një turizëm permanent, si gjatë verës, ashtu edhe në dimër” – vijon të shkruajë me dashuri për Gjinarin, miku im!

E jo vetëm kaq!!!!

Është vendi i vetëm i cili plotëson paremetrat natyrorë evropianë të ndërtimit të pistave të skive.

Më 14 Maj masakra ndaj Gjinarit merr fund!!!!”, shkruan Boçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bardh Spahia, më i votuari në Shkodër, por...

Nga Majko te Bumçi, senatorët që nuk thyen herësin!

Certifikohen zgjedhjet e 25 prillit

Komisioneri Celibashi shpërndan 140 mandatet