15.01.2023 - 19:01
Alexander Mitrovic e pa golin e tij nga penalltia kundër Newcastle të anulohej, duke çuditur të gjithë tifozët.
Pasi Fulhamit iu dha një penallti, Mitrovic mori përsipër ekzekutimin e 11-metërshit, duke dërguar topin në rrjetë.
Gjithsesi, arbitri Robert Jones e anuloi golin, pasi sulmuesi kishte goditur topin dy herë radhazi para se të shkonte sfera në rrjetë.
Sipas Ligjit 14 të IFAB, i cili detajon goditjet e penalltisë, rregullat thonë se nuk konsiderohet gol i rregullt kur gjuajtësi prek topin përsëri përpara se ta prekë një lojtar tjetër”.