MENU
klinika

Dëbora zbardh Dardhën dhe Llogaranë

Në rrugën Bogë-Theth vazhdon rënia e orteqeve

20.01.2023 - 11:09

Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se reshjet e shiut kanë vazhduar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit.

Ndërkohë kanë filluar reshjet e dëborës në Dardhë, në Llogara, në Krujë-Sarisalltik, në Ura e Zapodit Shishtavec në lartësi mbi 700 m, ku është punuar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa probleme

Ndërsa në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve vazhdon rënia e orteqeve duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës.

“Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Për disa orë të bllokuar tek “Shpella e Pëllumbasit”

Policia shpëtohen 5 turistë britanikë

Përfundon në tetor në të gjithë vendin

Dezinsektimi i mushkonjave nis nga Shkodra

Falsifikuan çeqe me vlerë 1 milionë dollarë

Arrestohen 2 italianë në Han të Hotit