MENU
klinika

“Mund të ishte parandaluar vdekja”

Nëna e Lear Kurtit flet pas raportit të Avokatit të Popullit: Djali im iku në duart e Policisë, dua të më qetësohet shpirti

17.01.2023 - 16:49

Fatmira Mustafaj, nëna e Laer Kurtit që ndërroi jetë në komisariatin nr3 në  Tiranë, ka folur sot pas zbardhjes së raportit nga Avokati i Popullit, në të cilin thuhej se Policia nuk ka ndërhyrë në kohë për të shmangur ngjarjen e rëndë.

Mes lotësh ajo është shprehur për “News 24” se djali i saj nuk kishte probleme shëndetësore dhe se “iku në duart e Policisë”.  Për humbjen e djalit, ajo bën përgjegjës efektivët që kapën Learin, ndërsa bën thirrjë shtetit që të dalë e drejta.

“Djali im nuk ka pasur probleme shëndetësore, por edhe sikur i duhej dhënë ndihma e shpejtë. Dua të më qetësohet shpirti dhe të dalë e drejta. Djali i m ka ikur nga duart e atyre. Iku nga dhuna. Nuk di.

Djali im ishte si gjithë të tjerët, nuk ishte në atë gjendje që të përfundonte ashtu, por thjeshtë nuk i është dhënë ndihma e parë. Fatkeqësisht unë nuk besoj dhe jam shumë e zhgënjyer këtë shtet sepse vë në faj personat që ikin nga kjo jetë. Nga aq sa pash nga rrethanat si iku, vë në faj efektivët që kapën djalin tim”, u shpreh Fatmira Mustafaj.