MENU
klinika

“Ku i keni provat dhe faktet?”

Ngjela: Rama nuk është i përfshirë me çështjen e McGonigal!

26.01.2023 - 20:26

Në një intervistë për RTV Ora, avokat Spartak Ngjela u shpreh se në raport me çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, nuk ka fakte për përfshirjen e Ramës.

Ai tha se për ish-zyrtarin e FBI-së duhet pritur gjyqi, ndërsa theksoi se opozita bën fantazi duke thënë se meqë ka takuar Ramën dhe është bashkëpunëtor i tij.

Ngjela: Nuk ka asnjë fakt dhe provë, opozita në Shqipëri gjithmonë ka qenë me tregime letrare. Nuk ka folur me fakte. Nuk ka fakte. Nuk përmendet fare kryeministri, edhe pse e ka takuar atë.

Trump ka takuar gjithë botën dhe sot është në proces penal, i takon në formë zyrtare. Fakti që e ka takuar nuk do të thotë se ka vjedhur. Nëse takoj një person që bie në burg, unë nuk jam bashkëpunëtorë.

Sa kam parë unë është një punonjës i lartë i FBI-së. Të shohim gjyqin. Këta dëgjoni ju, që thonë meqë ka takuar Ramën dhe është bashkëpunëtor i tij.

Duhet parë se çfarë ligji është shkelur në lidhje me kapitalin. Unë dua fakte dhe i analizoj. Nga faktet ligjore nuk ka, nga gazetaria është gjë normale se janë për të shitur gazetën. Nuk ka një provë që tregon se ky ka pasur marrëdhënie biznesi me Ramën.