MENU
klinika

Ja se si

Ngrënia natën vonë po ju dëmton metabolizmin

17.01.2023 - 16:11

U dyshua për një kohë të gjatë dhe tani është konfirmuar: pavarësisht se sa shumë mund ta shijoni një ushqim në mesnatë, ngrënia e tij po ju dëmton.

Një studim i ri nga studiuesit e Harvardit ka zbuluar se ngrënia vonë gjatë natës rrit urinë, redukton djegien e kalorive dhe është në të vërtetë në gjendje të ndryshojë metabolizmin e të rriturve që janë mbipeshë ose obezë, duke rritur yndyrën e trupit.

Rreth 42 për qind e të rriturve në SHBA konsiderohen të jenë obezë dhe, si rezultat, të rrezikuar nga sëmundje kronike si diabeti, kanceri dhe gjendje të tjera.

Është gjithashtu një problem në rritje në Evropë, ku 59 për qind e të rriturve janë mbipeshë ose obezë, duke përfshirë 8 për qind të fëmijëve nën pesë vjeç, sipas OBSH-së.

Në një raport të publikuar në maj të këtij viti, OBSH zbuloi se mbipesha po shkakton 200,000 raste kanceri dhe 1.2 milionë vdekje çdo vit vetëm në Evropë.