Në emisionin “Kjo Javë” në News24 Flamur Noka foli për zhvillimet e Brendshme në Partinë Demokratike.
Gjatë fjalës së tij me gazetaren Nisida Tufa, Noka u shpreh se opozita nuk është çështje numrash, por parimesh e normash dhe sipas tij demokratët votuan Berishën sepse ai është lider dhe ka aftësinë të bëjnë bashkimin.
I ndalur te afera McGonigal, Noka tha se kryeministri Edi Rama duhet të hetohet.
“Këtu është hetuar një ministre për një arkë peshk. Ai korruptoi një drejtor të FBI dhe paska problem për të korruptuar një AliBashë. Opozita e ka thënë i ndjeri miku im Olldashi, opozita nuk është çështje numrash, por fryme, vullneti, parime e normash. Shërbëtorët e Ramës tregojnë veten dhe nesër nuk kanë fytyrë ti dalin demokratëve përpara.
Pyetje: Do ta pranonit rezultatin e zgjedhjeve?
Noka: Çdo rezultat i zgjedhjeve të lira është i pranuar , çdo tentativë për të manipuluar votën do të marrë përgjigje. Takimet në terren janë të përditshme, por agjenda jonë nuk është vetëm ai.