MENU
klinika

Kupa e Shqipërisë

Nuk ka gola, Apolonia dhe Kukësi lënë gjithçka të hapur

18.01.2023 - 16:20

Apolonia dhe Kukësi janë ndarë në paqe në stadiumin në “Loni Papuçiu”, në një barazim pa gola.

Pavarësisht disa rasteve nga të dyja ekipet, asnjëra prej tyre nuk arriti të shkundë rrjetën e kundërshtarit.

Gjatë sfidës shumë futbollistë janë ndëshkuar më kartonë të verdhë për shkak të ndërhyrjeve të shkaktuara.

Tashmë ekipet do përballen në ndeshjen e kthimit më 2 shkurt.

APOLONIA 0-0 KUKËSI

NGJARJET KRYESORE

90’+6′ Mbyllet sfida!

90′ Jepen 6 minuta shtesë.

82′ Antoni largohet nga fusha e blertë, në vend të tij hyn Stefano Omeri.

81′ Haxhiu largohet në minutat e fundit të lojës, futet Ergys Peposhi.

79′ Sulmuesi i Apolonisë Rubin Hebeja ndëshkohet me karton të verdhë.

74′ Ndëshkohet me karton të verdhë Klejdi Daci.

72′ Largohet nga loja sulmuesi Gjata dhe futet Gjovalin Trifoni.

66′ Dy zëvendësime nga radhët e Kukësit. Del nga loja Sula dhe futet Edi Basa. Gjithashtu largohet Domi, zëvendësohet me Hasaj.

66′ Mbrojtësi i fierakëve, Eneh ndëshkohet me karton të verdhë.

63′ Sulmuesi i Apolonisë Erald Maksuti ndëshkohet me karton të verdhë.

56′ Zëvendësim nga radhët e Kukësit. Largohet Barboza, në lojë futet Klejdi Daci.

49′ Sulmuesi brazilian Barboza ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Starton pjesa e dytë, del nga loja Labaran dhe futet Maksuti.

45’+5” Mbyllet pjesa e parë.

45′ Jepen 5 minuta shtesë.

21′ Mbrojtësi i Kukësit, Edison Ndreca ndëshkohet me karton të verdhë.

FORMACIONET ZYRTARE:

APOLONIA: Harizaj, Asllanaj, Kurti, Shanaj, Repaj, Orelesi, Hebeja, Eneh, Antoni, Labran, Gjata. Trajner: Z.Dovedan.

KUKËSI: Halimi, Dragoshi, Lamçe, Ndreca, Haxhiu, Ebert, Domi, Mbarak, Sula, Momoh, Barboza. Trajner: R.Hallaçi

GJYQTARË: E.Çelaj, R.Malaj, T.Kasa

Një fitore e vështirë ndaj Sllovakisë

Anglia kualifikohet për në çerekfinalen e Euro 2024

Kampionët në fuqi i thonë “lamtumirë” Europianit

Zvicra e Xhakës dërgon Italinë në ‘shtëpi’